/ Feb 23, 2025

Me pranga në duar Gëzim Sveçla del para gjykatës

Shefi i asamblistëve i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, është sjellë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, pasi ishte ndaluar nën dyshimin për demolim të mikrofonit në Kuvendin Komunal në Prishtinë.

Ndaj Sveçlës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Gent Sallauka ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se ndaj shefit të asamblistëve të VV-së është kërkuar caktimi i arrestit shtëpiak nën dyshimin për “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

“Ju njoftojmë se prokurori i rastit në këtë çështje penale ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit, si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale dhe se do të ndërmerren me kohë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, konfirmoi Sallauka.

Ndryshe, Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kishte thënë se veprimi i tij ishte “për të shpërfaqur një pazar të madh në Prishtinë”.

“Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48h. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di?

Prishtinë. Asgjë më shumë.

Por, imagjinoni përpara me mbiemra pushtetarësh çka ndodhte. As me thirrë nuk kanë guxu, se lëre më shumë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network