/ Nov 07, 2024

Vihet gurthemeli i objektit të AMF-së në Uglar

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e Ambulantës së Mjekësisë Familjare në fshatin Uglar, e cila pos që do të ofroj shërbime cilësore për banorët e këtij lokaliteti, do të ketë edhe infrastrukturë moderne.

Në këtë ngjarje ishin edhe disa nga deputetët nga Kuvendit të Kosovës nga Gjilani, ata nga KK Gjilan, drejtorë, zyrtarë të tjerë komunalë e shëndetësorë dhe përfaqësuesit e fshatit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ndërtimi i Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Uglar po bëhet me qëllim për ti përmbushur nevojat e banorëve të këtij lokaliteti me shërbime mjekësore.

Ai shpreson se punët do të kryhen mirë dhe shpejt.

“Së bashku me deputetë, asamblistë dhe drejtorë, vumë gurthemelin e AMF-së në Uglar”, tha Hyseni.

Sipas tij infrastruktura e re dhe moderne, me një hapësirë prej 180 metrash katrorë dhe një vlerë prej rreth 130,000 euro, do të ofrojë shërbime cilësore dhe lehtësisht të qasshme për banorët.

“Java e shëndetësisë, sapo ka filluar, na presin edhe shumë lajme të reja deri të premten”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit. Alban Hyseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network