/ Nov 21, 2024

Opozita mohon se po përdorë seancat e jashtëzakonshme për krijim të kauzave

Deputeti i partisë në pushtet, Dimal Basha tha se LVV-ja do të vazhdojë të bojkoton seancat e jashtëzakonshme të thirrura nga opozita pasi që sipas tij partitë opozitare po krijojnë kauza të prodhuara nga lista serbe dhe si të tilla nuk mund të gjejnë mbështetjen e LVV-së. Ndërkohë opozita ka mohuar se po përdorë seancat e jashtëzakonshme për krijimin e kauzave. Sipas tyre çështjet të cilat po diskutohen në këto seanca janë të gjetura për të cilat siç thanë është e rëndësishme të diskutohet.

Lëvizja Vetëvendosje akuzon opozitën se po prodhon kauza të Listës Serbe andaj, ky subjekt bojkoton seancat e thirrura opozita. Deputeti i partisë në pushtet, Dimal Basha, i quan shpifje akuzat e opozitës sipas të cilëve qeveria Kurti është e përfshirë në korrupsion dhe se ka bashkëpunuar me Listën Serbe

“Opozita me municion të Listës Serbe nuk mund të dëmtoj LVV-në dhe ne nuk mund t’i mbështesim seancat e tyre sepse nuk mund t’i diskutojmë ato që dalin nga Lista Serbe jo ka votu për president dy deputet të listës serbe jo përgjimet jo keqpërdorimet dhe e kemi pa me rezervat shtetërore gjithë ai komision hetimor për rezervat shtetëore dhe në fund Gjykata e rrëzoi dhe do t’i rrëzoj edhe të tjerat”, tha Basha për rtv21.

Zërat se opozita po mundohet të krijojë kauza të saj, duke përdorur, siç thuhet, skandalet e qeverisë të cilat u raportuan në media, i mohon shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili thotë se s’bëhet fjalë për kurrfarë kauze, por janë të gjeturat, për të cilat duhet diskutuar.

“Këto janë evidentime që normal se do t’i përdorin të gjitha partitë por nuk janë kauza për këto është e domosdoshme që të diskutohet”, tha Tahiri.

Anëtarësimi i përshpejtuar në NATO dhe ringjallja ekonomike janë kauzat e AAK-së, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, thotë shefi i deputetëve të AAK-së Besnik Tahiri, i cili mohon akuzat e LVV-së se seancat e jashtëzakonshme po përdoren për të krijuar narrativë për një qeveri të re.

“Këto nuk janë kauza të opozitës janë të gjetura që duhet të diskutohen sepse është keqpërdorur buxheti i Kosovës janë të përfshirë në korrupsion dhe normale që duhet diskutuar”, tha Besnik Tahiri.

Njohës të çështjeve politike kanë vlerësuar se tashmë veç se ka nisur një para fushatë elektorale e cila, siç thuhet, po zhvillohet kryesisht online dhe që po përcillet me akuza dhe kundër akuza.

Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjket politik që çon deri në fund mandatin e fituar në zgjedhje./RTV21/21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network