/ Jun 08, 2025

Nga të gjithë ne në LDK, Gëzuar Krishtlindja!

Si çdo vit, edhe sonte bashkë me Albinën morëm pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes. Nga ambientet e ngrohta të Qendrës “BogdaniPolis” në hapësirën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, përcollëm urimet tona dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë besimtarët e krishterë që sonte e kremtojnë këtë festë.

Uroj që kjo Krishtlindje t’i gjejë familjet tuaja të mbushura me paqe, dashuri dhe begati; që momentet e kësaj feste të jenë një kujtesë e rëndësisë së bashkimit dhe mirësisë mes nesh. Shpresoj që drita dhe ngrohtësia e kësaj nate të sjellë harmoni në zemrat tona dhe ta ndriçojë rrugën për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Nga të gjithë ne në LDK, Gëzuar Krishtlindja! Dhe në këtë natë e në këtë festë, le t’i hapim zemrat për një fundvit që sjell shpresë, dhe për një vit të ri me ndryshime të mëdha e jetë më të mirë për të gjithë. 🎄

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network