Listës Guxo për zgjedhjet e 9 shkurtit sot iu bashkua analisti Nezir Kraki.
Kjo u bë e ditur nga kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, përmes një shkrimi në Facebook.
“Me Profesor Krakin në listën tonë fituese Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, dhe profesionistë të tjerë të guximshëm, luftëtarë të pakompromis të së vërtetës, angazhimi ynë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj do jetë i gjithanshëm dhe dinamik edhe në mandatin e dytë. Së bashku do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë me faqe të bardhë dhe duar të pastra për një të ardhme prosperuese për Kosovën sepse e ardhmja u takon atyre që guxojnë”, shkruan mes tjerash Gervalla.