Pas Ferizajt, edhe një tjetër degë e rëndësishme e partisë “Guxo” është tërhequr nga zgjedhjet nacionale të shkurtit 2025.
Dega e Guxo në Pejë ka shpallur bojkot për zgjedhjet nacionale për shkak të pakënaqësive me drejtuesit e partisë, Faton Pecin dhe Donika Gërvallën, sipas një komunikate për media të degës.
Kjo degë e Guxos ka thënë se ka marrë vendim unanim që të mos të dalë në zgjedhje fare.
Kyesia e Partisë GUXO – dega Pejë
Deklaratë – Komunikatë
Në mbledhjën e mbajtur të kryesisë së partisë GUXO – dega në Pejë me datë 10.12.2024, meqërast në diskutim kishim Zgjedhjet Nacionale të 09 frorit 2025 dhe mundësinë e përfaqësimit të Degës me kandidat për deputet.
Duke pasur parasysh se nismëtarët për themelimin e GUXO –s dhe tani kryesia e degës në Pejë
kishin treguar sukses me angazhimin e tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe në zgjedhjet lokale ku
përfaqesohëm me dy asambleist të ndershëm dhe intelektual të pashoq në Kuvendin Komunal në Pejë!
Edhe përkundër një fakti të tillë, duket se organizimi, suksesi, masovizimi dhe konsolidimi i degës
mbase i pengonte oponentëve në kryesi, që për fat të keq tani veç u shpërfaqë dhe është evidente më!
Në këtë mbledhje, pas më shumë se dy vite abstenencë mori pjesë edhe kryetarja (në letër) e partisë
GUXO dega në Pejë znj. Donika Gërvalla!
Pas diskutimeve përmbajtësore dhe mirë të elaboruara nga ana e anëtarëve të kryesisë dhe
propozimeve të tyre, duke pasë për bazë demokracinë dhe mendimin e lirë dhe të drejtën që GUXO
në Pejë të ketë kandidatin e vet në garë për deputet përshkak të meritokracisë dhe si e tillë dega
merr pergjegjësinë për rezultatin e parashikueshëm pozitiv dhe pushteti partiak të fillonte ndikimin
nga poshtë – lartë, teori e shumë trumbetuar nga vetë znj. Donikë, në fakt ndodhi ajo qe nuk
pritej! Sihariqi na u dha se kandidatët janë të përzgjedhur nga Donika – Fatoni, e neve na mbetët
të bëjmë punën e argatit e të mbledhim vota për ta, pra nuk u respektua mendimi dhe propozimi i
degës, por as që shtrohej pyetja që për kandidatët e propozuar nga këta të dy të merrët miratimi në
Këshillin e Përgjithshëm të parties si organ ii vetëm ekzekutiv dhe përgjegjës për të vendosur një
gjë të tillë!
Pra, gjithçka është vendosur në kundërshtim me Statutin e partisë dhe më të rëndësishmën rrënimin
e demokracisë së brendshme dhe respektimin e vullnetit të anëtarëve të KP!
Gjendja e tillë na e përkujtoi deklarimin e z. Fatonit para dy viteve në kryesinë e partisë GUXO në
Pejë: “se në listë për deputet do të jenë vetëm ata që unë dua, me një fjalë të ndëgjueshmit e
mi”, pra servilët e jo kuadrot kredibil dhe të dinjitetshëm!
Andaj ne si pararendës të “Listës Vjosa” bashkë me znj. Vjosë tani e para e shtetit,
bashkëthemelues të Partisë GUXO vendosim të mos marrim pjesë aktivisht në këto zgjedhje
nacionale, duke qëndruar në GUXO dhe të mos e përkrahim listën “Donika – Faton” me arsyen se:
– Pjesëmarrja në zgjedhje pa akronime partiake është në kundërshtim me vendimin e
Këshillit të Përgjithshëm të partisë!
– Mos përfillja e propozimeve dhe mohimi arbitrar, autokrat i demokracisë dhe vullnetit të
anëtarëve të partisë!
– Prurjet satelit për ta përfaqësuar degën pa dhënë as mä të voglin kontribut dhe jo në të mirën e partisë!
– Shkelja e Statutit të Partisë konkretisht: Neni 13, pika 2 dhe 3; Neni 15, pika 1 dhe 2; Neni
16, pika 2.5 dhe 2.6; Neni 17, pika 2 dhe Neni 22, pika 3!