/ Nov 21, 2024

Partitë opozitare me kritika për buxhetin e vitit 2025

Partitë opozitare në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, kanë pasur kritika për buxhetin e vitit 2025, të cilët e quajtën buxhet me mungesë zhvillimi ekonomik dhe me ulje të investimeve kapitale, raporton “AlbaniaNewsNetwork”.

Derisa u prezantua të mërkurën në këtë komision, Murati ka thënë se Buxheti për vitin e ardhshëm arrin vlerën prej 3.6 miliardë eurosh.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kritikuar ministrin Murati për “ulje të investimeve kapitale dhe rritje të subvencioneve”.“Si ka mundësi që te çështjet te investimet kapitale se disa zëra buxhetor si Akademia e Drejtësisë, Agjencia e Navigimit Ajror e organizata tjera kanë zero buxhet për investime kapitale. Çka po ndodh me investimet kapitale që po barten nga viti në vit dhe investimet për këtë vit janë vetëm 8 për qind.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka pasur kritika për bartje të projekteve nga viti në vit. Kritikë pati për mosrealizim të projektit për ndërtimin e urës e Badocit.

“Sot para vetës kemi ligjin për Buxhetin e vitit të ardhshëm dhe mund të them se është ligj me rendësi e veçantë sepse është zhvillimi i vendit dhe mirëqenia e qytetarit. Nga ky buxhet mund të them se është përsëritje e viteve të kaluara. E kam të qartë se nuk po mund ti mbroni dikasteret. E shoh sa ka qenë produktive se sa ju ka shërbyer qytetareve. Kjo qeveri ka dikastere që kanë shpenzuar më së paku investime kapitale. Deri në shtator keni shpenzuar 11 për qind dhe nëse e marrim vitin paraprak sa keni shpenzuar buxhetin”.
“Nëse dikush mund të mbahet mend për bartje të projekteve, është kjo Qeveri. Janë dikasteret r juaja dhe nuk do të kisha dashur të jem në lëkurën tuaj që t’i mbërrijë dikasteret. Sa çerdhe i keni ndërtuar kur keni premtuar 160 çerdhe. Çfarë vështirësie keni pas për me realizua ndërtimin e urës 36 metërshe për urën në Badoc”, u shpreh Lekaj.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, prezantoi premtimet që i ka realizuar Qeveria Kurti.“Unë këtë buxhet e konsideroj si tranzitor deri në qeverinë e ardhshme. Po i përmendi disa që janë prezantuar me të madhe po që ende nuk kanë filluar. Fondi Sovran, Vettingu, Banka Zhvillimore, Fondi për Sigurime Shëndetësore. Vlerësimi im është se keni abuzuar me të drejtat r juaja ligjore në menaxhim e parasë publike dhe buxhetit të shtetit. Për dy vite më radhë është vonuar alokimi i buxhetit nëpër komuna, mosrealizimi me kohë i shumë projekteve nëpër komuna është edhe për fajin e juaj”, ka deklaruar Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network