Konferenca e 30-vjetorit të Vitit Ndërkombëtar të Familjes po mbahet në Doha, Katar dhe kam nderin të marr pjesë me ftesën e Lartmadhërisë së Saj Sheikha Moza bint Nasser.
Në panelin kryesor “Pse kanë rëndësi politikat familjare?”, diskutuam se si ndryshimet demografike po i formësojnë politikat familjare dhe fola për politikat tona që fuqizojnë familjet e reja dhe gratë.
Në vitet më të rënda për popullin tonë, familja ka qenë bërthama më e fortë që e ka mbajtur gjallë rezistencën, moralin lart dhe identitetin kombëtar mbi të gjitha.
Edhe sot, familja mbetet një ndër shtyllat më të forta prapa çdo suksesi individual e kolektiv dhe bazament për politika të suksesshme sociale dhe ekonomike.