/ Feb 23, 2025

Vazhdojnë përplasjet Bajrami-Muratit

Vazhdojnë përplasjet për kontratat njëburimore, Bajrami-Muratit: 4 vjet propagandë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vazhduar përplasjen me ministrin e Financave, Hekuran Murati, lidhur me kontratat njëburimore.

Bajrami kërkoi përgjigje nga Murati rreth votimit kundër auditimit të kontratave një burimore nga VV-ja.

“Unë dje të jam përgjigje dy herë. Nuk reagove fare kur ta publikova videon ku partia jote voton kundër auditimit të kontratave një burimore. Pse??? U zbrapse sikur kolegët e tu në Komision”, tha Bajrami.

“Ti vetë po thua që buxheti i shpenzuar përmes prokurimit publik, ka qenë me i lartë në vitin 2008 kur buxheti total në terma të shpenzimeve ishte vetëm 963 milionë euro sesa buxheti i kontraktuar përmes prokurimit publik në vitin 2023, kur buxheti total është 2 miliardë e 925 milionë euro.

Të shkuan 4 vjet duke vizatu grafa të paqëna, 4 vjet me propagandë, asnjë premtim i mbajtur prej 160 çerdheve deri të lirimi i energjisë elektrike”, tha më tej Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network