Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në një skemë mashtrimi me prona me vlerë të lartë.
Në njoftim, Policia ka thënë se të dyshuarit kishin tentuar të realizonin me mashtrim shitjen e një parcele të shtrenjtë në Mat të Prishtinës.
Ndërkohë që informacionet ishin siguruar pas mesit të tetorit.
Ndërkaq, sot dy burra dhe një grua janë arrestuar pasi ishte mësuar se të njejtit po planifikonin ta kryenin veprën në një zyrë noteriale në Gjilan.
Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh e një tjetër person është në kërkim.