/ Nov 21, 2024

Shtohen shërbimet shëndetësore në shtëpi; me ekipe infermieresh e doktor

Bashkë me ekipet mjekësore, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë bërë vizita shtëpiake tek pacientët të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore.

Për këto shërbime tash janë tre ekipe të përkushtuara – secili me dy infermiere dhe një doktor, derisa në të kaluarën ky shërbim kryhej nga vetëm një ekip i përbërë nga dy infermiere dhe asnjë doktor.

“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju se kemi zgjeruar shërbimet paliative – vizitat në shtëpi për shtresën e ndjeshme të qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Më tej ai shton se: falë angazhimit tonë, tani kujdesi paliativ është në dispozicion shtatë ditë në javë, nga ora 07:00 deri në 20:00. Shërbim shëndetësor ndaj çdo qytetari, në çdo kohë dhe në çdo vend.

I pari i Gjilanit, theksoi se në qeverisjen e kaluar ky shërbim kryhej nga vetëm një ekip i përbërë nga dy infermiere dhe asnjë doktor.

“Ndërsa tani ne kemi tre ekipe të përkushtuara – secili me dy infermiere dhe një doktor, ndërsa pas kësaj ore për shërbimin e patronazhit kujdeset ekipi i urgjencës”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, theksoi se rezultatet janë të jashtëzakonshme: vetëm muajin e fundit kanë realizuar 540 vizita, shumë më tepër sesa gjatë gjithë vitit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network