/ Feb 23, 2025

Reagimi i Organizatës “Shqiptaria” mbi Rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë

Organizata “Shqiptaria” shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me rezultatet e publikuara të regjistrimit të popullsisë sot me 19.12.224 nga Agjencioni I Statistikave të Kosovës të cilat nuk reflektojnë gjendjen reale të përkatësisë fetare të qytetarëve në Kosovë. Procesi i regjistrimit ka qenë i shoqëruar me parregullsi dhe shkelje të rënda, të cilat e cenuan integritetin e këtij procesi dhe të drejtën themelore të qytetarëve për të deklaruar lirshëm përkatësinë e tyre fetare.

Organizata Shqiptaria Për gjatë procesit të regjistrimit ka marrë raporte të shumta nga qytetarët dhe anëtarët tanë, të cilët kanë deklaruar se regjistruesit e popullsisë, në mënyrë arbitrare dhe pa i pyetur, i kanë regjistruar ata me përkatësinë fetare Islam. Për më tepër, pjesëmarrësit nuk kanë pasur mundësinë të konfirmojnë saktësinë e të dhënave të tyre pas regjistrimit, duke e bërë këtë proces edhe më problematik.

Po ashtu, qytetarët që kanë dashur të deklarohen si pjesë e besimit “Shqiptaria” janë përballur me pengesa teknike dhe mungesë të transparencës nga ana e regjistruesve. Në shumë raste, rubrika “Tjetër, specifiko” nuk ka qenë e aksesueshme ose është refuzuar të plotësohet sipas dëshirës së qytetarëve.

Organizata “Shqiptaria” ka ngritur shqetësimin e saj që në fazat e hershme të regjistrimit përmes letrave drejtuar Qeverisë së Kosovës, Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), konferencave për shtyp dhe publikimit të fakteve konkrete që dëshmojnë për keqpërdorimet e regjistruesve. Fatkeqësisht, këto shqetësime nuk u morën parasysh.

Ne deklarojmë se nuk e njohim këtë rezultat si të vlefshëm, pasi ai është i kompromituar dhe nuk pasqyron realitetin e përkatësisë fetare në Kosovë. Për këtë arsye:

1. Kërkojmë anulimin e këtij regjistrimi dhe organizimin e një regjistrimi të ri të popullsisë, të mbikëqyrur nga institucione të pavarura dhe ndërkombëtare, për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent.

2. I bëjmë thirrje Qeverisë dhe institucioneve relevante të ndërmarrin masa të menjëhershme për të adresuar këto parregullsi dhe për të ndëshkuar ata që kanë kryer shkelje në procesin e regjistrimit.

3. I drejtohemi organizatave ndërkombëtare, si Amnesty International, për të monitoruar këtë situatë dhe për të ushtruar presion mbi Qeverinë e Kosovës për të respektuar të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare në këtë proces.

Organizata Shqiptaria është e vendosur që të mbrojë të drejtat e qytetarëve për të deklaruar lirshëm përkatësinë e tyre dhe për të garantuar që proceset kombëtare të jenë të drejta, transparente dhe pa ndikime të jashtme.

Me respekt,

Organizata Shqiptaria

Prishtinë, Kosovë

19 Dhjetor 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network