/ Dec 04, 2024

“Ndërprerje e energjisë elektrike”, çerdhja që u mbyll pa paralajmërim, fëmijët në Han të Elezit mbesin në shtëpi tash e dy javë

Pothuajse qe dy javë fëmijët që shkojnë në institucionin parashkollor në Han të Elezit, kanë mbetur në shtëpi, kjo pasi që çerdhja e vetme në këtë komunë është mbyllur pa paralajmërim.

Opozita kanë hedhur akuza ndaj pushtetit të Mehmet Ballazhit nga PDK-ja, se po heshtin. Nga ana tjetër, çerdhja në fjalë pas disa ditëve nga mbyllja kanë dal me një njoftim se janë të mbyllur deri në një afat të papërcaktuar. Nga komuna nuk kanë kthyer përgjigje për redaksin e portalit “Albania News Network”.

Institucioni parashkollor “Ardhmëria” në Han të Elezit, është mbyllur pothuajse qe dy javë, si pasojë e kësaj edhe fëmijët që kanë qenë të regjistruar në këtë institucion kanë mbetur në shtëpi.

Sipas opozitës në këtë komunë, “Ardhmëria” është çerdhja e vetme në Han të Elezit, dhe është mbyllur pa asnjë paralajmërim.

“Nuk ka as nxemje as rrymë . Nuk dihet kur do të filloj punën!”, thuhet në reagimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network