/ Feb 23, 2025

Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën

“Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën”, tha Limaj.

“Kush duhet të ndihet më i ofenduar sesa ju që i keni besuar katër vite më parë?”, pyeti Limaj, ndërsa shtoi se “përgjigjja duhet të jetë ndëshkimi”,“Dhe unë pres që këtë ta bëjë Kosova më 9 shkurt”.

Duke iu referuar LVV-së, Limaj tha se “ata donin që shqiptarëve t’ua shlyenin memorien për të kaluarën historike”.
“Ata donin që historia të fillonte me ta, sepse ata në fakt s’kanë kurrfarë historie. Sepse ata janë njerëz pa histori, pa vepra dhe askush nuk e di si i erdhën Kosovës kështu si i erdhën”, tha Limaj.

Limaj tha aty se “është koha që Kosova të zgjohet nga një eksperiment” dhe kërkoi që “Kosova të zgjohet për t’u larguar nga kjo përgjumje tash e katër vite”.

Sot nga Konventa Politike e NISMA Socialdemokrate në pranin e mijera pjesmarrësve dhe kandidatëve për deputet edhe një herë natyrshëm, me entuziazëm e zëshëm u shpërfaq dëshmia dhe besimi i madh në vlerat dhe lidershipin që përfaqëson Kryetari Fatmir Limaj.

Një konventë politike ku epiqendër e mesazheve ishte Kosova e sigurtë dhe e integruar në NATO, miqësia me aleatët tanë përendimor, mirëqenja qytetarëve dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Limaj me partnerët e Koalicionit, lista jonë e përbashkët dhe e kaluara jonë është dëshmia dhe garanca e patjetërsueshme për avancimin dhe prosperimin e vendit.

Të bashkuar për Kosovën. #veçVepra #joFjal .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network