/ Feb 22, 2025

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që tash e 5 vite i mban 20 familje të Podujevës me gjëra ushqimore dhe veshmbathje çdo muaj

Llapjanët historikisht kanë treguar anën e tyre shumë humane në mbështetje për ata që kanë nevojë.

Të shpeshtë janë ndihmat që ata i bëjnë për pothuajse secilin aksion që mbahet në vendin tonë.

Krahas kësaj, një i tillë është edhe ish-ushtari i UÇK-së, Gëzim Hasani.

Luftëtari i lirisë në pesë vitet e fundit mban 20 familje nga Podujeva me gjëra ushqimore dhe veshmbathje.

Kjo u mësua nga vet’ familjet skamnore llapjane që përfitojnë nga ndihma e Hasanit, i cili ishte pjesë e UÇK-së dhe më pas TMK-së dhe FSK-së, raporton “Albania News Network”.

Vlen të ceket që në krizën e pandemisë Covid-19, Gëzim Hasani i pati dhënë ndihmë humanitare hiç më pak se 10 ton miell për familjet në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network