Është bërë tashmë rreth një muaj që producenti dhe gazetari Milot Raçi është larguar nga vendi dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për vendndodhjen e tij. Mungesa e tij ka ngritur shumë pikëpyetje tek miqtë, kolegët dhe ata që e njohin punën e tij.
Milot Raçi njihet për angazhimin e tij në media dhe në projekte të ndryshme artistike dhe profesionale. Prej disa javësh ai nuk është parë në publik dhe nuk ka pasur asnjë komunikim apo njoftim zyrtar lidhur me vendndodhjen e tij apo aktivitetet e fundit.













