/ Nov 21, 2024

Konjufca “harron” që Kurti s’pranoi ta shkruajë draftstatutin e Asociacionit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka theksuar të drejtën e Kosovës për të propozuar vetë draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke kundërshtuar çdo përpjekje nga Bashkimi Evropian për të ndërhyrë në këtë proces.

Ai ka shprehur shqetësimin se një dokument i tillë, i propozuar nga BE-ja, do të përbënte një shkelje të kompetencave shtetërore të Kosovës, të cilat janë garantuar në marrëveshjet e negociatave dhe ligjet e vendit.
Megjithatë, deklaratat e Konjufcës ngjallin kureshtje të krahasohen me qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti, të nëntorit të 2023-tës.

Më 3 nëntor, Kurti kishte shpjeguar se nuk kishte propozuar një draft-statut për Asociacionin sepse kishte besuar se ishte më e mençur të priste që ndërmjetësit të mos sjellnin një kompromis që do të ishte i pafavorshëm për Kosovën.

” Arsyeje se unë konsidero që kishe me qenë gabim ta zëmë në majin ose qershorin e këtij viti, se atëherë ka qenë trysnia edhe intimi më i madh, shkruajeni Kosova, drasftstatutin për Asociacionin është se, në njërën anë ndërmjetësi e ka pranuar draftistatutin e deputetes së Serbisë, kreut të atij ekipit menaxhues, Danjiela Vujçiç. I cili është edhe më keq se Republika Serbe.”, kishte thënë Kurti.

“Nëse ne si Kosovë do të shkruajmë një draft-statut, atëherë për mua, prej bisedimeve të brendshme, ka qenë shumë e qartë se ndërmjetësi ka tendencën ta gjejë mesataren, dhe ajo mesatare do të ishte shumë më e keqe për neve”, kishte shtuar Kurti.

“Ka qenë kurth për mua, jam i bindur për këtë gjë. Që po të kisha shkruar unë një draftstatut do të vinin me një mesatare aritmetikore mes Danjiela Vujçiç dhe meje si kryeministër i Kosovës”, vazhdonte Kurti fjalën e tij në seancën plenare të 3 nëntorit:

Ndërkaq, Konjufca vuri në dukje se Kosova ka pasur të drejtën për të paraqitur një draft-statut dhe se vonesat në këtë proces nuk do të thonë se duhet t’i hiqet kjo kompetencë Kosovës.

“Ma i imponu Kosovës në këtë mënyrë. Më i thënë ky është dokumenti (draftstatuti i Asociacionit), edhe vetëm ky, 20 faqesh dhe nuk ka tjetër. Dhe vetëm ky duhet të shkoj në Gjykatë Kushtetuese, unë mendoj që jo që nuk është fer ndaj Kosovës por mendoj që është një qasje shumë diskriminuese e BE-së. I cili Kosovën e trajton si një jo shtet… Kosova duhet ta mbrojt të drejt të vetë deri në fund. Cila është drejta e vet. Me u ulë me BE-në edhe me qartës më në fund, kush e ka këtë kompetencë, Kosova apo BE-ja. Unë mendoj që e ka Kosova. A jemi vonuar apo jo, ashtu kështu jemi në masa të BE-së. Në nën masat e BE-së. Mjafton kjo me pagu çmimin që jemi vonuar. Por vonesa nuk mundet me na marrë kompetencën neve. Që Qeveria është kompetente m paraqite një draft të vetin para Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network