/ Feb 22, 2025

Kica-Xhelili: S’hyjmë në koalicion me askënd, nëse Abdixhiku nuk është kryeministër

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se si parti nuk do të hyjnë në koalicion me asnjë parti nëse nuk është kryeministër Lumir Abdixhiku.

Ajo në RTV Dukagjini ka theksuar se kandidati i LDK-së për kryeministër është lideri i vetëm që mund ta udhëheqë Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.

Sipas Kica-Xhelilit, Abdixhiku ka treguar një vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës dhe ka arritur të kthejë besimin tek qytetarët, duke i ofruar atyre një plan konkret për realizimin e ambicieve të tyre.

Ajo ka vlerësuar se Abdixhiku është një lider ndershëm dhe vizionar, i cili ka dëshmuar aftësinë për të siguruar mjetet e nevojshme për realizimin e projekteve të mëdha dhe për të krijuar një ekip të fuqishëm profesionistësh që do të punojnë për realizimin e objektivave të tij politike.

Kica-Xhelili ka potencuar se ky është lideri i vetëm që di si të veprojë në çdo segment dhe që ka vizionin për të transformuar Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network