/ Feb 23, 2025

Hamza thirrje për Diasporën: Regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e ndryshimit

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është pritur në mënyrë madhështore gjatë turneut të tij që e pati në fundjavë në Hannover të Gjermanisë, ku ka falënderuar mbështetjen e mijërave bashkatdhetarëve, raporton “Albania News Network”.

Gjatë fjalimit, ai theksoi rëndësinë e diasporës për të ardhmen e Kosovës, duke i bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen deri më 26 dhjetor për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe për të kontribuar në ndryshimin e vendit.

“Zëri i diasporës ka vlerë për ne dhe ndikim për Kosovën. Regjistrohuni deri më 26 dhjetor për të votuar, bëhuni pjesë e ndryshimit që Kosova ka nevojë,” u shpreh Hamza. Ai i ftoi qytetarët që të regjistrohen, të votojnë dhe të ndikojnë në përmirësimin e Kosovës, duke e theksuar se “Kosova mundet më mirë”.

Hamza do të vazhdojë turneun e tij në mërgatë, me tubim të radhës që do të mbahet më 30 nëntor në qytetin e Vjenës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network