/ Feb 23, 2025

Haki Abazi i bashkohet AAK-së së Haradinajt

Deputeti, Haki Abazi, ka vendosur të garojë për një mandat të ri në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, duke u bashkuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – AAK

Abazi në një konferencë për media tha se vendimi i tij për të aderuar në AAK ka qenë i motivuar nga angazhimi i përbashkët me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për zhvillimin e vendit dhe integrimin e Kosovës në NATO.

“Mendoj që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vizionin më të qartë, planin më të qartë, hapat e sigurt të depërtimit deri te anëtarësimi në NATO,” u shpreh ai.

Abazi falënderoi AAK-në për mundësinë dhe theksoi se ajo e gjeti “idenë e Skënderbeut me i bë thuprat bashkë e mos me u thy në këto situata shumë delikate të sigurisë”.

Ai shprehu angazhimin e tij për të qenë krahu i Haradinajt dhe i miqve të tij në AAK, përfshirë edhe kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, të cilin e cilësoi si një model të udhëheqjes me dinamikë dhe reforma të mëdha.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerësoi kontributin e Abazit në shumë etapa të rrugëtimit të partisë, duke e cilësuar si një angazhim të çmuar për shoqërinë civile dhe demokratizimin e vendit.

“Hakiu nuk ka pasur vetëm etiketë partiake, por çdoherë ka qenë i hapur për komunikim, për bashkëpunim me të gjithë ne në Parlament”, shtoi Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network