/ Feb 23, 2025

Gëzim Sveçla i LVV dërgohet në mbajtje për 48 orë pasi demoloi mikrofonin – vendimin e bën të ditur vet

Shefi i asambleistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka demoluar një mikrofon në sallën e kuvendit Komunal gjatë seancës së sotme.

Me pas ai ka njoftuar për këtë veprim dhe ka treguar se do të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Këtë e tha vetë Sveçla përmes një shkrimi në Facebook, ku ka theksuar se megjithëse mbiemri i tij është “Sveçla”, që mund të asociohet me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai ka marrë një masë të tillë për veprimin e tij.

Sveçla ka shkruar: “Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48 orë. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di?”.

Ai ka shtuar se aksioni i tij ishte një protestë për të denoncuar një “pazar të madh” që po ndodh në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network