/ Feb 22, 2025

Fluidi shpallet top eksportuesi i vitit në Kosovë

Kompania Fluidi Group është shpallur top eksportuesi i vitit 2024 nga Oda Ekonomike e Kosovës. Me të njëjtin çmim ishte shpallur edhe për vitin 2023.

Kjo fabrikë prodhon vajin Floil, pije të gazuara Fluidi dhe atyre energjike Daubel Force.

Prodhimet e kësaj fabrike lidere mbulojnë mbi 60 për qind të tregut vendës dhe eksportohen ne vende jo vetëm të rajonit, por edhe në mbi 20 shtete të Evropës e më larg.

Drejtori i kompanisë Fluidi grup Berat Mustafa, e ka pranuar çmimin top eskportuesi i vitit 2024 nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna.

Fluidi Group me prodhimet e saja mbulon tregun e Kosovës, atë të Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor, Evropën e më gjerë.

Në këtë fabrikë punojnë mbi 150 punonjës, e të cilët kanë të ardhura të mira dhe të gjitha kushtet e punës sipas legjislacionit në fuqi e të cilat kushte i kanë thuajse pak biznese tjera të vendit. Puntorët kanë sigurim shëndetësor, atë aksidental në punë, transportin dhe ushqimin.

Të tregojmë se kjo kompani edhe vitin paraprak, fitoi çmimin top eksportiuesi i vitit 2023 nga OEK-u.
Floil ka marr pjesë në degustimin e vajit për Çmimin Superior të Shijes nga Instituti Ndërkombëtarë i Shijës në Bruksel!

Çmimi Superior i Shijes është një çertifikim i dhënë nga Instituti Ndërkombëtar i Shijes për produktet ushqimore dhe pijet të cilat kalojnë me një vlerësim pozitiv, prej një paneli kuzhinierësh dhe somelierësh të klasit botëror.

Prodhimet janë të pajisura edhe me standradet ISO 2022, FSSC 2022 e të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network