/ Feb 23, 2025

Dy kosovarë të arrestuar në Serbi, deklarohet Ministria e Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës është deklaruar pas raportimeve se dy kosovarë janë arrestuar në Serbi.Në një përgjigje zyrtare për Paparacin, nga MPJD thonë se i kanë dërguar kërkesë Qeverisë së Serbisë për të marrë detaje mbi këtë rast, përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe lokacionin ku ata janë duke u mbajtur. Deri më tani, kjo ministri nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

“Në lidhje me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, një kërkesë formale për ta konfirmuar rastin, si dhe për të ofruar detajet tjera relevante, përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe lokacionin ku ata janë duke u mbajtur”, thonë nga MPJD për “Albania News Network”.

Lidhur me këtë, janë njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Beograd.Tutje, nga kjo ministri konfirmojnë se në momentin e konfirmimit, diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi do të bëjnë kërkesë zyrtare për vizitën e tyre në qendrën e paraburgimit ku ata janë duke u mbajtur.Siç u raportua të martën në media, Rexhep Hoti dhe Gyven Azemi dyshohet se u arrestuan në territorin serb gjatë kohës sa po prenin dru.Po ashtu u raportua se ndaj tyre, autoritetet serbe e kanë caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network