Këngëtarja e njohur Bleona Qereti ka ndarë së fundmi me publikun një anë më intime të jetës së saj, duke treguar planet për martesë dhe për t’u bërë nënë.
Në një intervistë për Albania News Network, Bleona u shpreh se pas shumë vitesh përkushtimi për karrierën e saj, tani ndjen se ka ardhur koha të fokusohet në jetën private.
“Kam në plan të martohem dhe të bëj fëmijë,” tha Bleona, duke shpjeguar se tashmë ka arritur një pikë ku ndihet e kënaqur me arritjet profesionale dhe mund të gjejë balancën për të krijuar një familje.
Për prindërit e saj, të cilët janë aktualisht në Shqipëri, ajo ka një premtim të qartë: “Do merrem seriozisht me këtë punë.”
Megjithatë, këngëtarja nuk e fsheh se planet për të ardhmen mbeten të paqarta, duke pranuar se kohën e saktë për realizimin e këtyre dëshirave nuk e di, pasi, siç tha ajo me humor, “nuk jam Zoti.”
Bleona theksoi se tani që karriera e saj ka arritur një stabilitet, është e përkushtuar të balancojë aspektin personal dhe profesional të jetës.
“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për tu martuar, për të bërë fëmijë.
Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti.
Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim dhe i premtoj edhe Olit dhe Nazmiut që do merrem seriozisht me këtë punë pasi të dalin videot dhe këngët.”-tha ajo.