Presidentja, Vjosa Osmani, pas ftesës nga shefi Emmanuel Macron, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris.
Një njoftim i presidencës në Kosovë tregon se përveç ceremonisë që shënon përfundimin e restaurimit të këtij monumenti 850-vjeçar, pas zjarrit shkatërrues që dëmtoi rëndë katedralen pesë vite më pare, liderët botëror gjithashtu morën pjesë dhe në një darkë të organizuar nga Macron.
Mes figurave të rëndësishme globale atje, pjesëmarrës ishte edhe presidenti i porsazgjedhur i SHBA-së, Donald Trump. Notre Dame nuk është ndonjë kishë e zakonshme, por një pasuri e shenjtë kombëtare e Francës.