/ Dec 03, 2024

Abdixhiku: Zgjedhjet e 9 shkurtit përcaktojnë fatin e Republikës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk bëhen për të përcaktuar vetëm një kryeministër, por për të përcaktuar fatin e Republikës së Kosovës.

“Si një shtet në zhvillim, me njerëz që e bëjnë jetën këtu, si një shtet i hapur në rrjedhën e lumeve botërore, apo si një vend i zymtë i propagandës, i përçarjes, i mbylljes, i sanksioneve, si një vend i zbrazjes së dhimbshme”, tha Abdixhiku.

“Këtë zgjedhje unë e kam të qartë, këtë zgjedhje ju të dashur qytetarë të Prishtinës duhet ta keni të qartë”, theksoi ai.

LDK sot mbajtu “tubimin e ndryshimit” nën moton “Lumiri 2025, bëhu ndryshimi”.

LDK i prezantojë edhe kandidatët për deputet nga Prishtina që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këta janë kandidatët e LDK-së për deputet nga Prishtina:
Alban Zogaj; Berat Rukiqi; Besian Mustafa; Doarsa Kica – Xhelili; Doruntinë Maloku; Ema Nikçi; Fadil Aliu; Florian Dushi; Donjeta Dragusha; Hykmete Bajrami; Ismet Beqiri; Izet Sadiku; Jehona Lushaku – Sadriu; Jeta Rafuna; Krenar Xhaferi; Fiknete Bejta; Sibel Halimi; Sokol Havolli; Vlora Dumoshi; Arben Gashi; Lumir Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network