/ Feb 23, 2025

Ambasada shqiptare në Kiev goditet nga bombardimet ruse

Rusia ka bombarduar mbrëmjen e djeshme kryeqytetin e Ukrainës. Nga këto bombardime është goditur edhe godina ku ndodhet Ambasada shqiptare në Kiev.

Nga sulmi kanë mbetur të dëmtuara dhe ambsadat e Argjentinës, Palestinës, Maqedonisë së Veriut, Portugalisë dhe Malit të Zi, të cilat janë të vendosura në të njëjtën ndërtesë.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka dënuar këto sulme të Rusisë të cilat i ka quajtur brutale.

“Një seri sulmesh ajrore  të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës.

Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network