/ Jun 09, 2025

Reagon Faton Thaqi: Shkeljet Kushtetuese të Qeverisë Kurti: Alarm për Demokracin dhe sundimin e Ligjit!

Shkelja e Kushtetutës është akti më i rëndë që mund të kryejë një qeveri, pasi cënon themelet e rendit juridik dhe demokracisë së një vendi. Qeveria Kurti, përmes 10 rasteve të konfirmuara nga Gjykata Kushtetuese, ka dëshmuar një qasje alarmante ndaj sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve.

Nga ndërhyrjet e paligjshme në kompetencat komunale dhe shkarkimi i bordeve publike, deri te ligjet e shpallura antikushtetuese për çmimet tavan dhe konfiskimin e pasurisë, këto veprime përbëjnë shkelje të rënda që nuk mund të kalohen në heshtje.

Secila nga këto raste është një goditje ndaj besimit të qytetarëve në institucione dhe dëshmi e mungesës së përgjegjësisë ndaj normave kushtetuese që mbajnë shtetin funksional.

Një qeveri që synon ta quajë veten të drejtë dhe reformuese nuk mund të bjerë kaq shpesh ndesh me Kushtetutën. Në demokraci, Kushtetuta nuk është një dokument që mund të anashkalohet, ajo është kufiri që garanton drejtësi, liri dhe barazi.

Të shkelësh Kushtetutën do të thotë të sfidosh vetë themelet e shtetit dhe të vendosësh precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Sundimi i ligjit nuk mund të jetë i negociueshëm dhe as i komprometueshëm. Çdo hap tjetër jashtë këtij niveli e çon Kosovën në një rrugë të rrezikshme për demokracinë dhe të ardhmen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network