/ Feb 23, 2025

Kuçi në Speciale: S’kam asgjë për të fshehur, kam besim të plotë që do të lirohem nga akuzat

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka shprehur gatishmëri në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe se nuk ka asgjë për të fshehur në lidhje me aktakuzën e re.

Kuçi ka deklaruar se nuk ka asgjë për të fshehur.

“Unë i kam dhënë fjalëkalimet që më janë kërkuar dhe jam i gatshëm t’i jap edhe të tjerat, nëse është fjala për kompjuterin, dhe nuk kam asgjë për të fshehur”, deklaroi shkurtimisht Kuçi.

Para Kuçit, është deklaruar për herë të dytë ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lidhur me aktakuzën e re.

“Nuk jam pengesë dhe as nuk paraqes rrezik për askënd, as në kuptimin politik, as për ndonjë projekt qeverisës. Gjatë gjithë jetës time kam punuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës, me vizion për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, dhe me një raport të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Thaçi.

Ai shtoi se mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjeve po paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë.

Pjestarve te keti grupi sipas akuzës, Thaçi “në periudhën 12 prill të 2023 deri më 2 nëntor të 2024-së gjatë vizitave në paraburgim, u ka dhënë informacione konfidencial për dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit së Specializuar, pra pjestarevë te grupit Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit”.

“Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me Smakajn, me Fazliun dhe me Kilajn dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me Kuçin, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët”.

Pos Thaçit, aktakuzë është ngritur gjithashtu ndaj Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë të dyshuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të pretenduara të luftës Thaçi dhe të tjerët. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network