/ Feb 23, 2025

Limaj në konakun e Nuredin Lushtakut: U zotuam se angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka qenë në konakun e partnerit të tij, Nuredin Lushtakut.

Limaj nga shtabi i Skenderajit thotë se u zotua se angazhimi i tyre do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë dhe konsolidimin e plotë.

Në Drenicën heroike, nga konaku i Gjeneral Nuredin Lushtakut, me bashkëpunëtorë besnik e të devotshëm ndaj vendit.

Skenderaji i vlerave më së miri personifikohet në personalitete të cilët janë dëshmuar me veprat e tyre si në kohët e sakrificës ashtu edhe të paqes, personalitete të cilët identifikohen me vendosmëri, qëndrueshmëri e parime, të cilët në çdo kohë i kanë sherbyer lirisë dhe shtetit të Kosovës, theksoj Limaj.

Nga shtabi i Skenderajit, u zotuam se angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë dhe konsolidimin e plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network