Kjo qeveri me kryeministrin Kurti, më 22 mars të vitit 2021, kanë sjellë një ekspoze e cila ka qenë një pamflet me gjuhë të thatë dhe e cila po vërtetohet që tash katër vite pas ka arritur të jetë vetëm një dokument i listës së dëshirave.
Dua t’ua rikujtoj qytetarëve se për çka po flasim, cila është lista e dështimeve dhe cila është lista e skandaleve që e përfshin këtë qeveri.
E para, lidhte me faktin se kjo qeveri është qeveria më rekorde e shkeljeve kushtetuese.
• Për gjatë këtij mandati, 9 raste janë të konfirmuara në Gjykatën Kushtetuese si ligje antikushtetuese, të cilat në esencë kanë pasur për qëllim kapjen e shtetit dhe dëmtimin e ekonomisë së lirë.
• Skandali i dytë, ndërlidhet me problemet dhe skandalet më korruptive në histori të Kosovës të tenderëve njëburimorë. Gjatë periudhës 22 mars 2021 deri më 1 shtator 2024, kjo qeveri ka lidhur gjithsej 2123 kontrata me procedurë të negociuar, pa publikim të njoftimit të kontratës njëburimore, me vlerë prej 272 milionë e 954 mijë e 724 euro. Të gjitha këto kontrata përfshijnë 775 anekse kontratash dhe 1348 kontrata të reja.
• Çështja e tretë, lidhet me skandalin e ambasadorit Martin Berishaj dhe pazareve që kanë ndodhur me energjinë, për të cilën qeveria dhe kryeministri duhet të deklarohen se a kanë qenë në dijeni, a janë të njoftuar dhe a është pjesë e skandaleve të njëpasnjëshme, duke e ditur afërsinë e tij që tani është publike.
• Çështja e katërt, ndërlidhet me skandalin në KEK. Ragip Krasniqi sot ka një aktakuzë, rasti është në prokurori, ndërsa hajnia dhe keqmenaxhimi janë marramendës deri te situata kur parapolitika na tregon se kur ndalet dhe kur lëshohet rryma.
• Tutje, sa i përket energjisë, ndërlidhet me blerjen e energjisë elektrike, e cila me shpërndarjen e tenderëve kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në treg, dhe sot, raporti në mes të çmimit ne berëz dhe çmimit të blerjes dallon në aspektin diametral të kundërt.
• Sot, kryeministri duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës se si u fal borxhi ndaj ujit. Pse u fal, cila është procedura dhe ku është kjo situatë?
• Sot, kryeministri duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës për skandalin në RTK, për deklaratat e tij ndaj institucioneve dhe mediave të pavarura, duke i akuzuar deri në atë masë që të jenë problematike për gazetarët.
• Sot, duhet të tregojë qeveri e Kosovës të tregoj se si e humbëm rastin me Contor Globalin, si shkuan 20 milionë euro dhe u humbën.
• Sot, kryeministri i Kosovës duhet të tregoj për skandalin më të madh të pagës minimale, të lidhjes me veteranët e UÇK-së. A ka qenë ai që ka urdhëruar kryetaren e grupit të LVV-së që të flet me Radojçiqin dhe me njerëzit të cilët kanë pasur drejtpërdrejt ndikim në pagën minimale.
• Sot, kryeministri duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës se pse Kosova është e vetmja nën sanksione të BE-së. Si është e mundur që për 4 vjet këmba e tij mos të shkel as në Departament të Shtetit Amerikan, as në Pentagon, as në Shtëpinë e Bardhë, në shtetin që na ka mbrojtur në luftë, na ka ndihmuar në liri.
• Kabineti qeveritar duhet të na tregojë se si është e mundur që rreth 2 miliardë euro investime kapitale të mos shpenzohen dhe si është e mundur që asnjë projekt dhe asnjë rrugë që ka nisur nuk ka përfunduar, ura e famshme të fshatit Saradran.
• Sot, kryeministri i Kosovës duhet të na tregoj pse në premtimin e tij ka pasur 160 çerdhe, ndërsa vetëm 4 janë të përfunduar, 26 janë në proces të ndërtimit, 6 në adaptim të renovimit, 8 çerdhe në proces. Pra, vetëm 24% është zbatuar.
• Sot, kryeministri i Kosovës duhet të na tregojë ku mbet sigurimi shëndetësor, premtimi kryesor nuk është realizuar ende dhe flitet që kjo do të ndodhë në qeverinë e ardhshme.
• Ku janë banesat për qiftet e reja? Shiritat po prehen në fushatë zgjedhore. Pse u dashtë 4 vjet mos të veprohet në këtë temë.
• Ku është Fondi Sovran? Pse ka ndodhur privatizimi, ku ju keni premtuar se do të shuhet AKP-ja dhe Fondi Sovran do të themelohet.
• Ku është banka zhvillimore për fermerët e Kosovës?
• Ku është siguria në punë?
• Ku është punësimi, përveç punësimi jashtë vendi dhe ikja në migrim?
• Ku është reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit? Në të gjitha raportet ndërkombëtare, Kosova është në pikën më të lartë të korrupsionit.
• Dhe, për fund administrata e shtetit. Si mund t’iu dalë para syve 80 mijë njerëzve që punojnë në administratë të shtetit, të cilët janë në shërbim të qeverisjes suaj dhe ke bë shaka me ta për ngritje të pagave.
Kryeministër ky ballafaqim duhet të jetë i argumentuar. E di që sot do të dalësh e të flasësh për veriun e Kosovës. Do të mundohesh të ikë nga të gjitha këto, por presim që të ballafaqohesh dhe t’i demantosh me fakte të gjitha këto.