/ Feb 24, 2025

Haxhiu: Të gjithë personat e përfshirë në sulmin terrorist ndaj Ibër-Lepencit të marrin dënimin e merituar

Intervistë eksluzive e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu për Art Media.

Intervistoi: Florida Maliqi

Art Media: A do te marrin dënimim e merituar kryesit e këtij sulmi terrorist? 

Albulena Haxhiu: Sa i përket sulmit terrorist në shtator të vitit të kaluar  tashmë janë mbi 8 persona ndaj të cilëve është ngritur aktakuza. Asaj liste i prinë  krye terroristi Milan Radojqiq. 

Fatkeqësisht Serbia vazhdon të mos e ekstradoj në Republikën e Kosovës dhe nuk kanë pasur ndonjë presion të madh ndērkombëtar mbi Serbinë që t’i ekstradoj terroristët. Secili nga personat që kanë qenë të përfshirë në sulmin terrorist në Ibër-Lepenc duhet të marr dënimin e merituar. 

Të premten mbrema dhe të shtunën në mëngjes ka pasur përpjekje shumë të mëdha të institucineve në kontrollin e  lokcioneve ku kanë qëndruar të dyshuarit, kanë bastisur dhe arrestuar kryesit e  sulmit terrorist. 

Dhe pikërisht falë bashkkëpunimit ka pasur rezultate konkrete. 

Tani i përket institucioneve përkatëse: Prokurorisë Speciale, policisë dhe gjykatës të trajtojnë profesionalisht këtë rast dhe të gjithë personat e përfshirë të marrin denimin e merituar. 

Siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti, nuk bëhet fjalë për një, dy apo tre individë, por mënyra sesi është vendosur mjeti shpërthyes, kjo tregon se prapa këtij sulmi terrorist është një grupë i organizuar e trajnuar profesionistësh. 

Dhe ka shumë mundësi që të jenë shumë të tjerë të përfshirë nē këtë sulm terrorist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network