/ Feb 23, 2025

Sulmi ndaj kanalit të ujit, Osmani takon ambasadorët e vendeve të QUINT’it dhe atë të BE’së – ka një thirrje për ndërkombëtarët

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT’it dhe ambasadorin e BE’së, për të diskutuar lidhur me sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok, që ajo e ka cilësuar si sulm terrorist.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca: thuhet se Osmani ka potencuar para ambasadorëve “cenimin që i është bërë sigurisë kombëtare të Kosovës përmes sulmeve në infrastrukturën vitale”.

“Në takim u diskutua për reagimin e institucioneve përgjegjëse karshi kësaj situate, me ç’rast si Presidentja Osmani, sikurse edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë për menaxhimin dhe punën e bërë. Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani theksoi sulmet sikurse ky i fundit synojnë jo vetëm destabilizimin e Kosovës, por paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit”, thuhet në njoftim.

Ajo i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë këë sulm dhe të qëndrojë e bashkuar kundër çdo përpjekjeje për të minuar paqen dhe sigurinë në Kosovë.

“Po ashtu, ajo ritheksoi se parandalimi i sulmeve të tilla në të ardhmen duhet të jetë fokusi kryesor. Në vazhdim të ditës, Presidentja do t’i takojë edhe institucionet e sigurisë në vend”, thuhet në fund të njoftimit.

Ndryshe, mbrëmë në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, i cili furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Autoritetet e kanë cilësuar si sulm terrorist dhe kanë akuzuar Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network