/ Feb 23, 2025

Rama dhe Hamza takohen para 28 Nëntorit: Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, ma mirë janë të gjithë shqiptarët

Badri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka takuar Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë.

Takimi i Hamzës me Ramën është realizuar në prag të festës së 28 Nëntorit.

“Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë”, ka shkruar Hamza.

Ky është postimi i plotë i Bedri Hamzës:

Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë.

Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network