/ Nov 22, 2024

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Fëmijët dhe pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro shtesë për fundvit.

Kështu ka marrë vendim Qeveria në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këto kategori.

“Për të gjithë pensionmarrësit, këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurosh, përveç pensionit të rregullt që e marrin”, ka thënë ai.

Kurti ka bërë të ditur se Qeveria dëshiron që edhe të gjithë fëmijët të mbështeten me nga 100 euro.

“Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbush një premtim tonin të radhës. Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve, bazuar në të ardhurat e familjes. Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve”. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network