Nga Zvicra e bashkëatdhetarëve që asnjëherë nuk e ndalën angazhimin për liri e shtet!
Në Fribourg, ku së bashku me bashkëpunëtorë patëm knaqësinë të takojmë e të çmallemi me qindra mërgimtarë që jetojnë e veprojnë në Zvicër.
Patëm rastin të kujtojmë të kaluarën e përbashkët të aktivitetit ilegal, të diskutojmë për të tashmen e brishtë të Kosovës dhe të planifikojmë veprimet tona të së ardhmes, ku u pajtuam se më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për përfaqësues të dëshmuar në zgjedhjet e 9 Shkurtit.
Nga bashkëatdhetarët tanë morëm mbështetjen e plotë për sfidat që na presin, derisa ne u zotuam se NISMA në Parlament gjithmonë do të jetë zë i fortë për diasporën tonë.
Falenderim i veçantë e mirënjohje për secilin që ndanë kohën e tyre të çmuar për të qenë sot me ne! theksoj Fatmir Limaj