/ Nov 22, 2024

Komunat në “betejë” me Qeverinë për pasojat e kontratës kolektive: E kujt është përgjegjësia?

Disa ditë më parë, mësimdhënësit e Vitisë mbetën pa paga për ditë të tëra. Kjo pasi komuna nuk kishte buxhet, si pasojë e mjeteve të cilat po merren nga përmbaruesit si rezultat i kontratës kolektive, e cila ka lënë komunat në situatë të vështirë.
Pas Vitisë, ditën e djeshme, komunës së Suharekës iu bllokuan xhirollogaritë. Edhe kjo për arsyen e njëjtë. Vendimet gjyqësore që ndërlidhen me kontratën kolektive.

Kontrata kolektive parasheh disa përfitime financiare për punonjësit e arsimit – nga pagesa për shujtat ushqimore apo për shpenzimet e udhëtimit deri te paga shtesë pas pensionimit.

Me ligj, këto përfitime duhet të paguhen nga komunat, të cilat janë punëdhënës të punëtorëve të arsimit. Por, qeveritë e deritashme qendrore nuk u kanë dhënë atyre buxhet shtesë për këtë qëllim.

Veriu

Komunat në “betejë” me qeverinë për pasojat e kontratës kolektive: E kujt është përgjegjësia?
29/10/2024 – 09:27
A A

Kështu, punonjësit që nuk kanë përfituar, u janë drejtuar gjykatave, dhe kur rasti është përmbyllur në favor të tyre, ata kanë arritur ta nxjerrin kompensimin nga buxheti i komunës.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, akuzoi qeverinë për bllokimin e xhirollogarive.

“Qeveria ia bllokoi Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem. Kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi. AKK edhe njëherë kërkon nga qeveria që t’i dëgjojë komunat dhe të reflektojë në kërkesat e tyre për kontratën kolektive”, ka njoftuar Ibrahimi.

Lajmin e bëri të ditur edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“Ky bllokim ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive. Kjo situatë siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni i Komunave, do të vazhdoj edhe në komunat tjera, nëse nuk merren masa të menjëhershme, si pasojë e kontratës kolektive. Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng i një marrëveshje të cilën duhet t’a zbatoj Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna. Për këtë situatë, duhet të veproj urgjentisht edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë”, ka shkruar Muharremaj.

Megjithatë, një reagim të menjëhershëm e pati ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili këto akuza i quajti dezinformata.

“Dezinformatat nuk kalojnë! Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka shkruar ministri Murati.

Kontrakta kolektive kishte shkaktuar debat edhe në një takim që patën kryetarët e komunave me ministrin e Financave.

Agim Aliu, Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës tha se nga kjo po sfidohen çdo ditë të punës së tyre, me jostabilitet financiar, pamjaftueshmëri buxhetore, pengesa e bllokada sistematike.

Ai kërkoi nga ekzekutivi që të bëjë rimbursimin e tyre për shkak se Komunave u janë marrë afro 115 milionë euro si pasojë e obligimeve financiare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës të rimbursoj mjetet e shpenzuara deri më tani nga komunat për obligimet financare që rrjedhin nga kontratat kolektive. Të mos lejohet bllokimi i xhirollogarive të komunave për arsye të përmbarimeve si rrjedhojë e obligimeve të kontratave kolektive”, tha Aliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet më të Ndjekura

Kategoritë

Albania News Network

Albania News Network ju sjell lajmet më të rëndësishme dhe të besueshme nga Shqipëria, Kosova dhe bota. Informohu shpejt dhe saktë, çdo ditë!

© 2024 – Albania News Network